​Rutte: Marrëveshja e Brexit nuk është e hapur për negociata pas largimit të May

17:52 | 24 Maj 2019

Kryeministri holandez, Mark Rutte paralajmëroi sot se Bashkimi Europian nuk do të rihapë negociatat mbi marrëveshjen e Brexit me pasuesin e Theresa May në postin e kryeministrit.

“Marrëveshja e tërheqjes nuk është e hapur për rinegocim”, deklaroi Rutte gjatë një konferencë për shtyp në Hagë disa orë pas njoftimit të dorëheqjes së May, që dështoi tre herë të miratojë marrëveshjen nga Parlamenti britanik.

Sipas Rutte, pasiguria mbi Brexit më shumë është rritur se sa ulur, duke theskuar se Holanda qëndron e përgatitur për çdo mundësi, përfshirë edhe skenarin e një dalje pa marrëveshje.

Pozicioni i Rutte është më i ashpri i marrë nga një drejtues europian deri tani, i mbyll portën kandidatëve për zëvendësimin e May, disa prej të cilëve kanë njoftuar synimin e tyre për të rinegociuar marrëveshjen e Brexit të arritur nga May me BE-në.