​Rriten rastet me COVID-19 në Evropë

7:50 | 21 Tetor 2021

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se rastet me COVID-19 në të gjithë Evropën u rritën me 7 për qind në javën e fundit, në krahasim me javën e mëparshme.

Në raport theksohet se në javën e fundit në botë kanë rezultuar pozitiv 2,7 milionë njerëz dhe 46 mijë të tjerë kanë humbur jetën.

Gjithashtu, bëhet e ditur se në javën e fundit, te rastet në rajonet e Afrikës dhe në Paqësorin Perëndimor, është vërejtur rënia më e madhe, përkatësisht 18 për qind dhe 16 për qind.

Në të kundërt, në Evropë, javën e fundit janë shënuar 1,3 milionë raste të reja dhe se në më shumë se gjysmën e vendeve të Evropës janë rritur rastet me COVID-19.

Raporti vë në dukje se rastet me COVID-19 në Evropë kanë qenë në rritje për tri javë dhe se rajoni është i vetmi në botë ku rastet janë rritur.