​Rikthehet Facebook

0:28 | 5 Tetor 2021

Pas disa orë jashtë funksionimi, rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe Whats App serish rikthen në punë.

Të tri këto shërbime për disa orë ishin jashtë funksionit për përdoruesit sot pasdite.

Një çështje e ngjashme me tri aplikacionet u regjistrua në prill 2019, kur ato u rrëzuan për rreth dy orë para se të ktheheshin në funksionimin e plotë.

Andy Stone, nga departamenti i komunikimit i Facebook, shkroi më herët në Twitter: “Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionet dhe produktet tona. Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim.”