Reali gjen kundërshtarin për trofeun Bernabeu
Më në fund, duket se skuadra e Real Madridit ka gjetur kundërshtarin për të luajtur ndeshjen në kuadër të Trofeut Bernabeu.

Sport
Skuadra e Real Madridit ka gjetur kundërshtarin për trofeun Santiago Bernabeu që zhvillohet çdo vit në Madrid.
Këtë edicion do të zhvillohet me 18 gusht, ndërsa kundërshtar do të jetë skuadra turke Galatasaray, shkruan La Sexta.
Reali edhe në vitin 2011 kishte luajtur me Galatasarayn, ndërsa vitin e kaluar nuk ishte mbajtur farë.