​Radio-taksitë ia ‘kërcasin’ protestave para objektit të Komunës së Prishtinës

Shoqata e radio taksive, në shenjë pakënaqësie për mos krijimin e kushteve për punë nga ana e Komunës së Prishtinës, për tri ditë rresht do të protestojë para objektit të kësaj të fundit.

Lajme

09/06/2020 13:48

Vendimi për protesta është marrë sot nga Shoqata e radio taksive në takimin e mbajtur në zyrat e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës.

Protestat mbahen prej datës 15 deri 17 qershor, ku 50 vetura të auto-taksive do të parkohen përreth objektit të komunës pa e penguar komunikacionin, nga ora 11.00 deri në orën 12.00 . /kp/