Qeveria Kurti emëron bordet e përkohshme në “Telekom” dhe “Trepçë”
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes ka emëruar bordet e përkohshme në dy ndërmarrjet publike “Telekomi” dhe “Trepça”. Ekzekutivi këtë mbledhje emëroi edhe Naim Gashin në krye të Agjencisë Kosovare të Akreditimit. Ndërsa, anuloi vendimin e ish-qeverisë Haradinaj, atë për dy kyçje dhe një mbikalim në autostradën “Arbën Xhaferi”, nga konsorciumi Bechtel Enka. Kjo e fundit për këtë kërkonte rreth 50 milionë euro.
Lajme
Kryeministri Kurti bashkë me kabinetin e tij në këtë mbledhje aprovuan edhe programin qeverisës për vitet 2020-2023.
Për emrat e bordeve të përkohshme në dy ndërmarrjet publike, u tha se janë profesionist dhe ekspertë. Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari derisa i paraqiti emrat për bordin e “Telekomit” edhe “Trepçës”, tha se ata do të veprojnë si borde të përkohshme me periudhë kohore gjashtë mujo re.
“Si ministre përgjegjëse i propozoj qeverisë të emëroj një bord të përkohshme të ndërmarrjes Telekomi i Kosovës, shoqëri aksionare. Këtë propozim e jap duke u mbështetur në Kushtetutën dhe në ligjin për ndërmarrjet publike. Për emërim propozoj këtë përbërje të bordit të përkohshëm, zotëri Genc Racaj kryesues dhe drejtor, Naim Maloku drejtor, Luljeta Elezi drejtore dhe zotëri Feki Shala drejtor…drejtorët e propozuar janë ekspertë të sektorit në të cilin vepron ndërmarrja dhe ekspert të qeverisjes së ndërmarrjeve përfshi financa, auditim… për emërim propozohet kjo përbërje e bordit të përkohshëm mbikëqyrës. Zotëri Sylejman Hyseni kryesues dhe drejtor, zotëri Bahri Hyseni, drejtor, zotëri Shyqyri Kelmendi drejtor dhe zotëri Shyqyri Sadiku përfaqësues i punëtorëve. Ligji për Trepçën, neni 9 përcak ton se bordi mbikëqyrës emërohet sipas rregullave të ndërmarrjes publike”, tha ajo.
Në arsyetimin e tij për shfuqizimin e qeverisë së kaluar për kyçjet e reja në autostradën, “Arbën Xhafer”, ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku tha nuk ka një marrëveshje të nënshkruar me Bechtel Enkën, por vetëm një vendim të qeverisë. Në bazë të kostos shumë të lartë, Abdixhiku kërkoi që ai të shfuqizohet.
“Kosto e prezantuar nga konsorciumi Bechtel Enka dhe ekipi përfaqësues në ministri kap vlerën prej 49.6 milionë euro. Kjo kosto është pasqyruar në një kontratë që ende nuk është e nënshkruar. Më 25 shkurt të vitit 2020, kam pranuar një letër përsëritëse nga Bechtel Enka në anë të secilës pretendohet një faturë prej 5.9 milionë euro për periudhën nga shtatori deri në shkurt. Gjithashtu, në këtë letër jam njoftuar se për çdo muaj shtesë detyrimet e Kosovës ndaj tyre. Gjithmonë sipas interpretimit të tyre shtohen nga 1.18 milionë në muaj. Pra situata aktuale është se nuk ka marrëveshje të nënshkruar mes ministrisë dhe Bechtel Enka, por ka një vendim valid të qeverisë. Përderisa është në fuqi ky vendim i qeverisë pretendimet për obligime financiare mund të ekzistojnë, pa i paragjykuar ato…Qeveria e Kosovës duhet të shfuqizojë vendimin në mënyrë që të shmang obligimin prej 49.6 milionë euro ”, tha ai.
Në lidhje me këtë, reagoi edhe kryeministri Kurti, i cili tha se qeveria në krye me të duhet të ndal ‘gjakderdhjen’ financiare që po i ndodhë vendit.
“Ne duhet të ndalim këtë gjakderdhje financiare që po na ndodh në vendin tonë”, tha ai.
Kryeministri Albin Kurti duke paraqitur programin e tyre qeverisës, tha se ai bazohet në marrëveshjen e koalicionit qeverisës dhe pasqyron prioritetet themelore të Kosovës.
Ai tha se deri më datën 13 mars do të sillet plani i punës për vitin 2020-2020.
“Programi qeverisës duhet të pasohet edhe me planin e punës. Do t’i kemi një mori masash që do të marrim dhe afatet kohore përkatëse. Natyrisht që kjo paraqet edhe bazën e legjislacionit të ri i cili do të sillet në kuvend për miratim në javët dhe muajt në vijim”, tha ai.
Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu dha propozimin se në bazë performancës në konkurs për drejtor të Agjencisë për Akreditim të votohet Naim Gashi.
“ Pas pranimit të konfirmimit për kandidatin e preferuar, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Administratës Publike e paraqet si pikë të rendit të ditës për miratim në Qeveri. Andaj në pajtim me ligjin dhe rregulloren MASHT si kandidat të preferuar propozon, Naim Gashin”, tha ai.
Në këtë mbledhje të qeverisë mes tjerash u votua për vazhdim të seksioneve ndaj dy kompanive Iraniane.