​Përkrahje e paimagjinueshme për Kosovën në UNESCO

Delegacioni i Kosovës i prirë nga zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, sapo është futur në objektin ku do të mbahet mbledhja e Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-së.

Lajme

21/10/2015 15:30

Pas 30 minutave pritet që Bordi Ekzekutiv i UNESCO-së të votojë për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës në këtë agjenci.

Siç raporton reporteri i KosovaPress-it, kolegët gazetarë nga mediat ndërkombëtare tregojnë se përkrahja e Kosovës në votimin e sotëm është e paimagjinueshme.

Shtetet anëtare me shumicë kanë lobuar nga mëngjesi i sotëm për të siguruar votat e mjaftueshme për kalimin e Kosovës në fazën finale.