​Osmani: Kosova dhe Austria të angazhohen në intensifikim të bashkëpunimit multisektorial

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Prishtinë Chritoph Widinger, me të cilin ka diskutuar në lidhje me gjendjen e krijuar si pasojë e COVID-19, punën e Kuvendit, zhvillimet aktuale politike në vend, me theks për procesin e dialogut me Serbinë.

Lajme

29/09/2020 18:33

Osmani e falënderoi diplomatin austriak për angazhimin e tij aktiv në Kosovë dhe për mbështetjen e pakursyeshme të Austrisë.

“Është e nevojshme që të punojmë në mënyrë aktive. Përkundër pandemisë duhet ta intensifikojmë nivelin e bashkëpunimit me Austrinë, me të cilën kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm në fushën e arsimit. Duhet të zgjerohemi dhe në fusha të tjera me potencial, si dhe të avancojmë bashkëpunimin ndëndërparlamentar, në veçanti diplomacinë parlamentare”, tha Osmani.