Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

​Oda Amerikane kërkon intensifikimin e dialogut publiko-privat në situatën nëpër të cilën po kalon Kosova

16:17 | 6 Prill 2020

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thotë se në situatën në të cilët po kalon vendi është e nevojshme ruajtja dhe intensifikimi i dialogut publiko-privat.

Në këtë aspekt, Oda Amerikane i kërkon Qeverisë në detyrë të fuqizojë mekanizmat formalë të dialogimit, përfshirë këtu edhe Këshillin Kombëtar të Zhvillimit Ekonomik (KKZHE).

“Njëra ndër përgjegjësitë e KKZHE-së përfshin edhe fuqizimin e rolit të komunitetit të biznesit në procesin e zhvillimit ekonomik të vendit, prandaj duke pasur parasysh situatën e paprecedentë nëpër të cilën po kalojmë, është me rëndësi që ky Këshill të mund të japë kontributin me qëllim të zbutjes së ndikimit negativ dhe minimizimit të pasojave në sektorin privat dhe ekonominë në përgjithësi”, thuhet në njoftim.

Përmes një komunikate për media, Oda Amerikane thekson se institucionet e shtetit të cilat marrin në konsideratë kufizimet dhe rekomandimet e sektor it privat kanë mundësi më të madhe për përcaktim të mirëfilltë të prioriteteve dhe hartim dhe zbatim të procesit të reformave në përputhje me nevojat e sektorit privat.

“Zbatimi i pakos së masave emergjente, por edhe hartimi i programit të rikuperimit pas pandemisë COVID19, duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me bizneset, organizatat që përfaqësojnë interesat e sektorit privat, instituteve ekonomike, akademinë, si dhe me ekspertët individualë të ekonomisë”, thuhet tutje në njoftim.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përsërit zotimin e saj për kontribut aktiv në dialogun publiko-privat, por edhe mbështetje të institucioneve legjislative dhe ekzekutive në procesin e hartimit të politikave, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/