Të Infektuar: 70.185

Të Shëruar: 60.333

Të Vdekur: 1.616

​Numri i rasteve me COVID-19 në botë kalon kufirin mbi 100 milionë

21:37 | 25 Janar 2021

Numri i njerëzve të prekur nga koronavirusi në botë tejkaloi 100 milionë sonte, sipas të dhënave nga faqja Worldometers.

Që nga fillimi i epidemisë, janë regjistruar 100,084,449 raste të koronavirusit, ndërsa 2,144,851 pacientë kanë vdekur si pasojë e virusit.

72,018,275 njerëz janë kuruar nga COVID-19 deri më tani, sipas Worldometers.

Format e lehta ose të moderuara të koronavirusit kanë 26 milionë njerëz, ose 99.6 për qind, dhe 110,000 njerëz ose 0.4 për qind janë në një gjendje të rëndë.

Shtetet e Bashkuara kanë më së shumti viktima, gati 430,000, pasuar nga Brazili (217,000), India (153,000), Meksika (149,000) dhe Britania e Madhe (98,000).