​Mustafa: Bujqësia, sektori primar i zhvillimit ekonomik, fermerët në fokusin tonë

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka thënë se bujqësia vazhdon të mbetet sektori më i rëndësishëm dhe primar në zhvillimin ekonomik në vendin tonë.

Lajme

03/03/2020 13:47

Andaj Mustafa ka thënë se për të zhbllokuar potencialin e këtij sektori do të ndërmarrim një sërë reformash.

Sipas, Mustafës një nga sfidat mbetet migrimi i rinisë nga zonat rurale në ato urbane dhe njëkohësisht migrimi nga dy zonat drejt vendeve të tjera.

Andaj ka shtuar se krijimi i mundësive ekonomike në vendet rurale është ndër sfidat por edhe një ndër objektivat primare të kësaj qeverie.

“Sektori i bujqësisë është i një rëndësie themeltare dhe primare në zhvillimin ekonomik në vendin tonë. Për të zhbllokuar potencialin të këtij sektori do të ndërmarr im një sërë reformash. Riorientimi i subvencioneve që përkrahin drejtpërdrejt fermerët nga sipërfaqet në rendiment në ato kultura bujqësore ku lejojnë rrethanat ekzistuese me qëllim të nxitjes dhe përkrahjes së produktivitetit dhe cilësisë. Investimet në rehabilitimin dhe zgjerimin e sistemit të ujitjes së tokave bujqësore ku aktualisht me BB-në për herë të parë këto 20 vjetët e fundit po realizojmë një master-plan të sistemit të ujitjes”, ka thënë ai.

Mustafa po ashtu ka bërë të ditur se do të fuqizojnë përkrahjen e certifikimit të produkteve të destinuara për tregun ndërkombëtar por edhe ato që janë të destinuara për tregun vendor, si dhe do të ndërmarrim masa të nevojshme të stabilizimit të tregut.

“Eliminimi i burokracisë, atij mali me leje e licenca që u kërkohen bujqve dhe agro-përpunuesve për të punuar dhe për të eksportuar. Në këtë drejtim do të fuqizojmë përkrahjen e certifikimit të produkteve të destinuara për tregun ndërkombëtar por edhe ato që janë të destinuara për tregun vendor, si dhe do të ndërmarrim masa të nevojshme të stabilizimit të tregut. Përkrahja e zinxhirit të vlerës së fermës duke u përqendruar te infrastruktura përcjellëse në prodhimin dhe paketimin e produkteve”, ka thënë ai, raporton kp.

Ai ka thënë se me të marrë detyrën e ministrit ka takuar bujqit dhe fermerët për t’u njoftuar me kërkesat, vështirësitë dhe sukseset e tyre.

Mustafa ka shtuar tutje se sektorin e bujqësisë do të mundohen ta kthejnë nga një sektor që kërkon mbështetje të vazhdueshme në një sektor që shërben si platformë për sektorët tjerë ekonomikë.

“Edhe pse momen talisht sektori i bujqësisë në Kosovë kërkon përkrahje substanciale nga sektorët tjerë ekonomikë, veçanërisht përmes subvencionimit të granteve ai mbi të gjitha përbën sektorin me potencialin më ta madh të zhvillimit ekonomik. Rritje të punësimit, përfshirje të grave dhe të rinjve në fuqinë punëtore, rritjen e eksportit dhe ndoshta mbi të gjitha promovimin e prodhimtarisë së industrisë kosovare anë e kënd botës. Të gjitha këto shpalosin potencialin enorm që ka bujqësia kosovare që në një të ardhme të afërt të kalojë nga një sektor ekonomik që kërkon përkrahje të vazhdueshme në një sektor që shërben si platformë për sektorët tjerë ekonomikë”, ka thënë ai.

Këto komente ministri Mustafa i bëri në Panelin për diskutim në Punëtorinë për promovimin rajonal të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri–Perëndimore dhe Dhoma e Tregtisë dhe Indus trisë Tiranë.