​Moti sot në Kosovë

Sot mbi vendin do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta diellore.

Lajme

06/06/2020 08:00

Vranësirat gjatë ditës, kryesisht pasdite parashihen të shoqërohen me shi.

Të premten parashihen riga lokale, ndërsa të shtunën, shi me intensitet mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.