Ministrja Bajrami takohet me përfaqësuesit e FKGK-së
Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka pritur sot në takim drejtorin menaxhues të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore Besnik Berisha dhe kryetarin e Bordit drejtues të FKGK-së Rinor Gjonbalaj, me të cilët ka diskutuar për planet e Qeverisë Hoti për rimëkëmbjen ekonomike dhe ruajtjen e stabilitetit makrofiskal.

Lajme
Me këtë rast, ministrja Bajrami i njoftoi përfaqësuesit e FKGK-së për angazhimin e Ministrisë së Financave në rishikimin e Buxhetit 2020, ku në kuadër të kësaj do të inkorporohen masat e Qeverisë Hoti për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë Covid19.
Ajo shprehu gatishmërinë e saj dhe institucionit që drejton për të bashkëpunuar me partnerët e Ministrisë së Financave, në zhvillimin e sektorit privat, me theks të veçantë prodhimtarisë dhe sektorëve që gjenerojnë rritje ekonomike.
Drejtuesit e FKGK-së falënderuan ministren Bajrami për bashkëpunimin, me qëllim të përkrahjes së sektorit privat, duke zgjeruar qasjen në financa për ndërmarrjet dhe duke mundësuar krijimin e vendeve të punës, rritjen e prodhimit vendor, si dhe përmirësimin e bilancit tregtar.