Të Infektuar: 3508

Të Shëruar: 1902

Të Vdekur: 75

​“Mbrojtje e integritetit dhe sovranitetit”/ Basha uron qeverinë e re të Kosovës

19:37 | 3 Qershor 2020

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar përmes një statusi në Twitter sa i takon formimit të qeverisë së Kosovës, ditën e sotme.

“Konsolidimi i shtetit, integrimi euroatlantik, mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, janë sfidat, përballimi me sukses i të cilave janë në interes jo vetëm të Kosovës e popullit të saj, por jetike për paqen dhe proceset integruese të krejt rajonit tonë. I uroj punë të mbarë qeverisë së re të Kosovës dhe kryeministrit Hoti në plotësimin me sukses të objektivave strategjikë të Kosovës dhe shërbimin ndaj interesit më të mirë të qytetarëve të saj. Partia Demokratike e Shqipërisë sot në opozitë dhe nesër në qeverisjen e vendit do të jetë përherë në krah të Kosovës, në krah të qytetarëve të saj, me bindjen e palëkundur se suksesi i Kosovës është sukses i interesit kombëtar të gjithë shqiptarëve”, shkroi Basha./tch