​Marina amerikane zbulon mijëra armë ruso-kineze të fshehura në bordin e një anijeje

23:13 | 9 Maj 2021

Marina e SHBA-së ka sekuestruar një dërgesë të madhe armësh zjarri të zbuluar në bordin e një anijeje në Detin Arabik, të cilat në mënyrë të paligjshme do të dërgoheshin në Jemen.

Flota e pestë amerikane, me qendër në Bahrejn, bëri të ditur në një deklaratë të dielën, se kryqëzori USS Monterey zbuloi armët në bordin e një anijeje me vela në Lindjen e Mesme.

Një zyrtar amerikan bëri të ditur se armët e kapura dje ngjasojnë me dërgesat e mëparshme të cilat janë përgjuar që kishin destinancion rebelët Huti në Jemen.

Agjencia AP raporton se sipas një hetimi fillestar, dyshohet se anija është nisur nga Irani.

Ndërkohë, misioni i Iranit në OKB nuk iu përgjigj kërkesës së AP mbi këtë ngjarje, ndërsa Teherani ka mohuar furnizimin me armë të rebelëve në të kaluarën./A2