Të Infektuar: 103.480

Të Shëruar: 90.328

Të Vdekur: 2.118

​Manchester United beson se Pogba do të vazhdojë qëndrimin në “Old Trafford”

18:11 | 2 Mars 2021

“Djajtë e Kuq” po presin të hynë në bisedime rreth situatës së kontratës së francezit.

Manchester United është duke shpresuar që të fillojë bisedimet rreth vazhdimit të kontratës me Paul Pogban, raporton Andy Mitten nga “United.no”.

Një largim i mundshëm i francezit nga “Old Trafford” është spekuluar për një kohë të gjatë, ku edhe vetë Pogba në një konferencë për media e kishte pranuar se ka ëndërr të luaj për Real Madidin, përcjell KosovaPress.

Pogba ka kontratë aktuale me Manchester United deri në vitin 2022, dhe mund të vendosë që të qëndroj me “Djajtë e Kuq” deri në fund të kontratës, kështu që verën e vitit të ardhshëm, skuadrat e interesuara për të mund ta transferojnë me parametra zero.