​Lutfi Haziri kërkon zbardhjen e rastit të qytetarëve të Gjilanit që vdiqën në Durrës

7:25 | 10 Maj 2021

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka shprehur ngushëllime për familjen Haliti për humbjen e tre anëtarëve që vdiqën në Gjirin e Lalëzit ku dyshohet se u helmuan me ushqim.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se shteti shqiptar e ka për obligim që sa më parë të dalë me rezultatin përfundimtar të hetimit për zbardhjen e rastit.

“Gjilani, Kosova e Shqipëria u tronditën nga tragjedia që ndodhi në Durrës, përkatësisht në Gjirin e Lalëzit, ku tre bashkëqytetarët tanë, Elfete, Afrim e Ferdinaze Haliti, ndërruan jetë papritur. Sot ia dhamë lamtumirën e fundit në Gjilan dhe na mbeti peng e vërteta e shuarjes së tyre. Shteti shqiptar e ka për obligim që sa më parë të dal me rezultatin përfundimtar të hetimit për zbardhjen e të vërtetës. Për shpirtrat e Elfetes, Afrimit e Ferdinazes, për familjen Haliti, për Gjilanin, për Kosovën, për Shqipërinë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Haliti për këtë humbje të madhe. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, ka shkruar Haziri. /Lajmi.net/