​Limaj akuzohet për krim të organizuar, rrezikohet deri në 20 vjet burg

Seanca gjyqësore e ndërprerë ndaj Fatmir Limajt dhe të tjerëve për shkak të problemeve të Limajt me dhëmbë, ka vazhduar në Pallatin e Drejtësisë. Limajt i është lexuar aktakuza me të cilën ai rrezikon të dënohet deri në 20 vjet burg.

Lajme

03/12/2015 18:19

Deputeti dhe lider i Nismës për Kosovën Limaj, akuzohet për krim të organizuar, shpërdorim të detyrës zyrtare, marrje të ryshfetit dhe vepër penale për mosraportim të parasë.

Nga prokuroi u kërkua që të lexohet aktakuza edhe pse pala mbrojtëse kundërshtoi këtë, pasi që siç thanë ata në seancën e orës 10:00, ishin pajtuar që ajo të aktakuza të konsiderohet si e lexuar, me arsyetim se ata ishin njoftuar më herët me pikat e aktakuzës. Por kjo u kundërshtua nga gjykatësja Maria Tuma, dhe prokurori Charles Hardaway, sic thanë ata se ajo ndodhi pasi Limaj nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Aktakuza u lexua nga ndihmësi i prokurorit Paul Flynn.

Aktakuza e parë, krimi i organizuar ngarkon me Fatmir Limaj, Endrit Shalën, Nexhat Krasniqi, dhe Shpëtim Telakun , i dënon këta të akuzuar me 500 mijë euro gjobë duke rrezikuar 7 deri në 20 vjet burg.

Në aktakuzë thuhet se qëllimi i grupit kriminal, ka qenë që të jepen kontrata të favorshme për ndërtimin e rrugëve, ku premisa e këtyre kompanive do t’u jepej 20 për qind grupit kriminal. Në aktakuzë thuhet se prestarët e këtij grupi kriminal kanë pasur ose lidhje familjare ose shoqërore me familjen e Fatmir Limaj.

Ndihmësprokurori Flynn e lexoi aktakuzën 14-faqëshe për Limajn dhe 4 të tjerët të akuzuar.

“Krimi i organizuar..e dënueshme me gjobë prej 500 mijë euro dhe me burgim prej 7 deri në 20 vjet…sepse në Kosovë në vitin 2008-2010 të pandehurit kanë vepruar si pjestarë të grupit të organizuar kriminal i cili ka qenë i përfshirë në kryerjen e veprave të rënda penale.. Qëllimi të këtij grupi të organizuar kriminal ka qenë që të jepet kontrata të favorshme për ndërtimin e rrugëve. Ku tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve iu është dhënë kompanive të rrugës me premisën që një pagesë në shumë prej 20 për qind nga vlera e përgjithshme e kontratave të bëhet për këtë grup kriminal..pjesëtarët e këtij grupi kriminal kanë pasur ose lidhje familjare ose shoqërore me familjen Limaj. Fatmir Limaj është një figurë politike shuam e fuqishme me ndikim dhe popullor në Kosovë i cili ka shërbyere si kreu i këtij grupi të organizuar kriminal”.

Ndërsa, avokati i Fatmir Limaj, Tahir Rrecaj, pas përfundimit të seancës, tha se Limaj dhe të tjerët do të lirohen nga të gjitha akuzat, pasi që sipas tij aktakuza e prokurorit në të gjitha pikat nuk është e bazuar në prova të besueshme.

“Sot na dha listën prej tetë dëshmitarëve, dhe në të ardhmen sigurisht edhe mbrojtja i ka dëshmitarët të cilët i kemi propozuar në fazat e mëhershme të procedurës. Në shqyrtim gjyqësor përvec zotit Limaj, do të lirohen nga të gjitha aktakuzat sepse aktakuza e prokurorit në të gjitha pikat e saj nuk është e bazuar në prova të besueshme, nuk ka prova të cilat do të vërtetojnë përtej dyshimit të arsyeshëm që zoti Limaj i ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet. Unë nesër nëse me do të më vije radha do të paraqes në mënyrë të detajuar në fjalën hyrëse të gjitha kundërshtimet e mija dhe vërejtjet lidhur me gjitha pikat e aktakuzës në raport me zotin Limaj…Ne besojmë fuqishëm me dëshmit e tyre nuk do të ofrojnë ndonjë provë konkrete lidhur me pretendimet e prokurorisë”, tha Rrecaj.

Rrecaj gjithashtu tha se kjo aktakuzë ka ardhur si keqpërdorim i 250 mijë euro, por as për këtë nuk ka prova nga prokurori.

“E patë se e tërë akuza ka ardhur kinse keq përdorim të 250 mijë euro dhe për atë shumë prokurori nuk ka asnjë provë. Prandaj këto janë lojëra, dhe ne i konsiderojmë lojëra. Ju e patë e edhe sot që ne propozuam dhe u pajtuam që aktakuza të konsiderohet e lexuar sepse kjo është hera e katër që lexohen të njëjtat pika të aktakuzës, por prokuroi haptas deklaroi që këtu janë media dhe kjo duhet të bëhet mediave dhe këto janë lojëra nuk mund të konsiderohen ndryshe”, ka thënë Rrecaj.

Në këtë seancë gjyqësore prokurori ka paraqitur edhe emrat e tetë dëshmitarëve, ku në mesin e tyre është edhe Hasan Preteni dhe Adem Grabovci.

Seanca gjyqësore e Limajt ishte paraparë të përfundojë në paraditen e sotme, por për shkak të problemeve shëndetësore të Limajt, i cili kishte dhimbje të dhëmbit dhe gjakderdhje, u kërkua që ajo të shtyhet pë r në ora 14:00./K.P.