Në përvjetorin jubilar të mbajtjes së Kongresit të Parë të Romëve në Londër më 1971, kryeministri Kurti tha se Kushtetuta dhe ligjet tona, garantojnë njohje të statusit dhe përfaqësimit të komunitetit rom në parlament, administratë dhe qeveri, në mënyrë shembull për të gjithë botën.
Ai shtoi se Zyra e Kryeministrit dhe qeveria do të angazhohen për të ofruar mundësitë e barabarta, duke ofruar edukim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale për të gjithë njësoj e pa dallim, pasi që shoqëria jonë është e fortë aq sa kujdeset për më të ndjeshmit.