​Kurti e njoftoi Kinollin me prioritetet e qeverisë së re

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti takoi sot kandidatin për deputet nga komuniteti rom, kryetarin e PREBK-së, Albert Kinolli.

Lajme

22/10/2019 18:59

LVV njofton se në takimin miqësor me Kinollin, që përfaqëson komunitetin rom në Kosovë, biseduan për mbarëvajtjen dhe rezultatin e procesit zgjedhor që pritet të çertifikohet këto ditë, për qeverinë e re dhe për mundësitë e bashkëpunimit drejt një shtetndërtimi demokratik që siguron mirëqenie e progres për gjithë qytetarët e Republikës.

“Kryetari Kurti e njoftoi z. Kinollin me prioritetet e qeverisë së re, ku, krahas zhvillimit ekonomik për punësim dhe sundimit të ligjit e luftimit të korrupsionit të lartë, të rëndësishëm e sheh si zbatimin e politikave sociale që zbusin pabarazinë ashtu edhe krijimin e një kohezioni shoqërorë që zhvillon dhe integron, gjithnjë duke theksuar të përbashkëtat para dallimeve, edhe pakicat kombëtare që jetojnë në Kosovë.

Në fund të këtij takimi, me z. Kinolli shprehëm dëshirën ta vazhdojmë komunikimin dhe bashkëpunimin e mëtejmë”, thuhet në njoftim.