Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

​Krasniqi: Do të shkojnë një vit derisa të ketë një vaksinë kundër koronavirusit

23:56 | 7 Prill 2020

Infektologu Valbon Krasniqi ka deklaruar se do të shkojnë një vit deri në një vit e gjysmë derisa të ketë një vaksinë për përdorim në masë të gjerë kundër Covid-19.

Sipas tij, në bazë të parashikimeve dhe duke u bazuar në të kaluarën, zbulimi i vaksinës dhe procedura deri sa të del për përdorim të gjerë, do të marrë kohë.

“Një nga faktorët favorizues në Kosovë është tradita që kemi në shtëpi për higjienën”, tha ai i bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.