Të Infektuar: 18.345

Të Shëruar: 15.198

Të Vdekur: 669

​Koronavirusi në Shqipëri, rritje e ndjeshme e rasteve të reja

17:24 | 15 Tetor 2020

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1398 testime, prej të cilave janë konfirmuar 257 persona pozitivë, duke shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve edhe pse një ditë më parë u vendos një rekord me 203 raste.

Më së shumti raste të reja janë identifikuar në Tiranë – 83, pasuar nga Fieri me 29, Durrësi 27, Shkodra 20, Korça 14 raste, etj.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 65-vjeçar nga Kavaja, një 75-vjeçar nga Elbasani dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 70-vjeçare, një 71-vjeçar, një 77-vjeçare.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 249 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Që nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 16212 raste, prej tyre 9864 janë shëruar, 5909 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 439 persona./A2