​Ja çfarë kërkon UEFA nga Kosova

Federata e Futbollit të Kosovës nëpërmjet një emaili ka zbuluar bisedën që kanë zhvilluar ditë më parë në takimin që kanë pasur me zyrtarët e UEFA’s.

Sport

13/08/2015 17:35

FFK bënë të ditur se UEFA ka kërkuar një listë të te gjitha shteteve të OKB’s që e kanë njohur deri më tani pavarësinë e Kosovës, duke përdorur emërtimet e njëjta të vendeve si në listën zyrtare të shteteve të OKB-së.

Kjo është kërkuar nga shef i shërbimeve ligjore të sportit në UEFA, Jacques Bondallaz përmes një letre dërguar FFK’së, shkruan Express.

Më poshtë mund të lexoni letrën e UEFA’s:

“Ishte kënaqësi e madhe që ju prita të martën në selinë e UEFA-s në Nyon, ku diskutuam më shumë rreth listës zyrtare të shteteve anëtare të OKB-së që e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur”.

“Sa i përket kësaj çështjeje dhe për hir të renditjes sa më të mirë, ne do të ishim falënderues nëse ju do të bëni disa ndryshime, siç u pajtuam në takimin tonë:

(i) ta ndryshoni listën duke përdorë emërtimet e njëjta të vendeve si në listën zyrtare të shteteve të OKB-së. Të shkruhet “The former Yugoslav Republic of Macedonia” (në vend të “Macedonia”), “United Kingdom of Great Britain and Northern Ireland” (në vend të “United Kingdom”), “Unitet States of America” (në vend të “Unitet States”), “Costa Rica” (në vend të “Costa Rika”), ”Netherlands” (në vend të “Netherland”), “Iceland” (në vend të “Island”), “Liechtenstein” (në vend të “Lichtenstein”), “United Arab Emirates” (në vend të “UAE”), “Micronesia (Federated States of)” (në vend tëf “Micronesia”), “Comoros” (në vend të “Union of Comoros”), “Bahrain” (në vend tëf “Kingdom of Bahrein”), “Guinea Bissau” (në vend tëf “Guinea-Bissau”), “Guinea” në vend të “Guinea-Conakry”), “Côte d’Ivoire” (në vend të “Cote D’Ivore”), “Brunei Darussalam” (në vend të “Brunei”), “Papua New Guinea” në vend të “Papuan New Guinea”) and “United Republic of Tanzania” (në vend të “Tanzania”)”.