Izetbegoviq: Nisma e Vuçiqit rrezikon dhe degradon pajtimin
Anëtari i Kryesisë së Bosnje e Hercegovinës Bakir Izetbegoviq, duke reaguar në iniciativën e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq për datë të përbashkët për përkujtimin e viktimave të luftërave në ish-Jugosllavinë, ka thënë se nisma e tillë është e hershme dhe e pathënë deri në fund.

Lajme
“Nisma e kryeministrit Vuçiq mund të marrë hov vetëm nëse nënkupton ballafaqim esencial me të vërtetën për të gjitha krimet, njohjen e aktgjykimeve të gjykatave ndërkombëtare dhe fakteve historike të verifikuara me ato aktgjykime, si dhe dënimin e qartë të aktiviteteve që çojnë drejt konflikteve të reja në këto hapësira, siç janë iniciativat për mbajtjen e referendumit për shkëputje që vijnë nga udhëheqësia e entitetit Republika Serbe”, ka theksuar Izetbegoviqi në komunikatën me shkrim.
Ai konsideron se pa plotësimin e këtyre kushteve nisma e Vuçiqit mund të çojë drejt relativizmit të karakterit të luftës dhe përmasave të krimeve të kryera mbi boshnjakët, mjegullimit të së vërtetës për ato krime dhe amnistimin nga përgjegjësia e atyre të cilët i mohojnë ato krime dhe gjenocidin.
“Nisma e tillë nuk o t’i kontribuonte procesit të pajtimit, porse esencialish t do ta rrezikonte dhe degradonte”, konsideron anëtari boshnjak i Kryesisë së BeH-së Bakir Izetbegoviq.