​Ivanoviq në Gjykatë, seanca nuk fillon për shkak të problemeve me zërim

10:37 | 21 Janar 2016

Gjykimi i Oliver Ivanoviqit

Në praninë e familjarëve Oliver Ivanoviq ka mbërritur në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës.

 

Ndaj tij për pak çaste pritet të jepet verdikti final për akuzën për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë në vitit 1999 dhe 2000, raporton KosovaPress.

Por, seanca e paraparë të filloj tani nuk do të jetë gati edhe për pak minuta, pas problemeve që salla ka me zërimin./kp