Të Infektuar: 2991

Të Shëruar: 1644

Të Vdekur: 54

​Italia regjistron edhe 300 raste të reja me koronavirus

19:51 | 3 Qershor 2020

Tetë nga 20 rajonet italiane nuk kanë regjistruar sot asnjë rast të ri të koronavirusit.

Në Itali u konfirmuan sot 321 raste të koronavirusit, pothuajse të njëjta si të martën, kur numri figuronte 318, shkruan lajmi.net.

Shumica e të infektuarve, 237 prej tyre, ishin regjistruar në rajonin verior të Lombardisë, i cili u godit më rëndë nga pandemia.

Sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile, 71 persona të tjerë vdiqën si rezultat i koronavirusit, ndërsa 55 viktima u regjistruan të martën.

Gjithsej 33.601 njerëz kanë vdekur në Itali deri më tani. Italia është e treta në botë sa i përket viktimave të koronavirusit, pas SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe. /Lajmi.net/