​Hyseni kërkon nga Gjermania mbështetje për anëtarësim në INTERPOL

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skender Hyseni po qëndron për vizitë në Republikën Federale të Gjermanisë.

Lajme

21/11/2016 16:57

Sot, në Berlin ai ka zhvilluar një takim përmbajtjesor me anëtarë të Komisionit për Siguri në Bundestagun gjerman.

Në një komunikatë për media thuhet se ministri Hyseni ka zhvilluar në Ministrinë e Punëve të Brendshme me  Emily Haber, Sekretare e Shtetit.

“Në të dyja takimet është biseduar për një varg çështjesh të interesit të ndërsjellë dhe në funksion të forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Gjermani, në fushën e sigurisë. Ndonëse, ishte konstatim i përbashkët se Partneriteti strategjik midis Kosovës dhe Gjermanisë në rrafshin e sigurisë dhe rendit e ligjit është i qëndrueshëm, u trajtuan modalitete dhe projekte të ndryshme të avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Në këto takime në mënyrë të veçantë u trajtua çështja e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës.

U theksua s Kosova duhet të përmbush edhe kriteret e mbetura.   Ministri Hyseni kërkoi përkrahjen e mëtejme të Gjermanisë edhe sa i përket anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL dhe avancimit të bashkëpunimit me Europol-in, si dy mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtar të bashkëpunimit policor.