​Hoxhiq: Sa më shumë votues, vullneti zgjedhor do të jetë më real

12:12 | 19 Maj 2019

Ministrja e Administrimin dhe Pushtetit Lokal, Adriana Hoxhiq ka hedhur votën e saj për zgjedhjet e jashtëzakonshme që po mbahen në veri të Kosovës.

Hoxhiq tha se shpreson që do të dalin për të votuar shumë qytetarë.

“Ju faleminderit që keni ardhur dhe me praninë tuaj transparenca e procesit zgjedhor rritet. Shpresoj që do kemi shumë qytetarë që do dalin në këto votime. Është rëndësishme sepse sa më shumë që kemi qytetarë atëherë edhe vullneti i qytetarëve do të jetë më real”, tha Hoxhiq.

Në këto zgjedhje në garë janë kandidatë nga Lista Serbe, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. /Lajmi.net/