Të Infektuar: 4307

Të Shëruar: 2095

Të Vdekur: 94

​G20 investon 5 trilionë dollarë për shpëtimin e ekonomisë botërore

17:37 | 26 Mars 2020

Shtetet e G20 kanë vendosur të investojnë 5 trilionë dollarë në ekonominë globale për të shpëtuar nga pandemia e koronavirusit.

“Pandemia e koronavirusit është një kujtesë e fuqishme e ndërlidhjes dhe e cenueshmërisë sonë. Ky virus nuk respekton kufijtë. Luftimi i një pandemie kërkon një përgjigje transparente, të fortë dhe të mirë-koordinuar bazuar në shkencë dhe në një frymë solidariteti. Ne jemi shumë të përkushtuar për të treguar bashkim kundër këtij kërcënimi të përbashkët,” thuhet në deklaratën zyrtare të G20,pas takimit të sotëm virtual.

G20 përfshin Argjentinën, Brazilin, Kinën, Gjermaninë, Indonezinë, Japoninë, Australinë, Kanadanë, Francën, Indinë, Australinë, Meksikën, Korenë e Jugut, Rusinë, Turqinë, SHBA, Afrikën e Jugut, Arabinë Saudite, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian.