​Evropianët mblidhen në Ankara në Samitin për Sirinë

23:47 | 8 Nentor 2019

Një samit mbi Sirinë që do të mbledhë drejtuesit e Turqisë, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe do të zhvillohet në fillim të dhjetorit në kuadër të një takimi të NATO-s të parashikuar më 3 dhe 4 dhjetor pranë Londrës, theksoi sot presidenca turke.

Zhvillimi i këtij samiti u njoftua nga zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin në përfundim të një takimi parapërgatitor që ai ka pasur në Stamboll me delegacionet franceze, gjermane dhe britanike.

“U ra dakord për të organizuar këtë samit katërpalësh në kuadër të samitit të NATO-s, parashikuar në Londër më 3 dhe 4 dhjetor”, theksoi Kalin, cituar nga agjencia e lajmeve Anadolu.

Ky samit, që do të mbledhë Recep Tayyip Erdogan, Emmanuel Macron, Angela Merkel dhe Boris Johnson do të zhvillohet në kuadër të tensioneve të ashpra mes Turqisë dhe Evropës, që ka kritikuar ashpër ofensivën turke të ndërmarrë më 9 tetor në veri të Sirisë kundër forcave kurde./ATSH/