​Evropianët kërkojnë ndërprerjen e ofensivës turke në Siri

23:57 | 10 Tetor 2019

Pesë anëtarë evropianë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së i kërkuan sot Turqisë për të ndaluar veprimet ushtarake të njëanshme në Siri, në një deklaratë në përfundim të një takimi urgjent me dyer të mbyllura.

“Pesë vende evropiane, Franca, Gjermania, Belgjika, Britania e Madhe, Polonia, nuk kanë mundur t’i bashkojnë të gjithë partnerët e tyre të Këshillit në deklaratën e tyre”, sipas diplomatëve.

Sipas një prej tyre, SHBA-ja do të parashikonte miratimin e një qëndrimi të përbashkët me Këshillin, por ajo do të përplaset me kundërshtimin e Rusisë.

“Kërkesa për ndërprerjen e operacionit turk shpjegohet me faktin se nuk besojmë se kjo do të zgjidhte shqetësimet për sigurinë e Turqisë”, thekson deklarata evropiane.

Teksti nënvizon se evropianët janë shumë të shqetësuar nga ofensiva turke, pa e dënuar atë./ATSH/