​Evakuohet komuna e Zagrebit për shkak të valixhes së dyshimtë

Një valixhe e gjetur në oborrin e komunës Çërnomerec të Zagrebit ka qenë shkas i urdhërimit të evakuimit të këtij objekti, njoftoi Zyra për administrim me raste urgjente.

Lajme

13/08/2015 20:13

Mediat kroate njoftuan se në terren është thirrur shërbimi për mbrojtje kundër shpërthimeve të policisë së kryeqytetit dhe pikërisht me kërkesë të tyre të punësuarit janë lutur që të braktisin ndërtesën.

“Pas kontrollimit të valixhes së dyshimtë u vërtetua se nuk bëhet fjalë për lëndë shpërthyese dhe se s’ka kurrfarë rreziku, ndërsa valixhen zyrtarët policorë e hoqën nga vendngjarja”, thuhet në komunikatë.