​Erion Haxhnikaj ka nevojë për ndihmë, nesër takimi në komunën e Deçanit

17:52 | 23 Shkurt 2020

Takimi në komunë do të mbahet në orën ora 08:30. 

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se i shtyrë nga kërkesat e shumta që iu janë adresuar lidhur me gjendjen shëndetësorë të Erion Haxhnikaj, e cila i ka shqetësuat të gjithë, ka ftuar të gjithë njerëzit vullnet mirë që nesër, të takohen në komunë, për të organizuar mbledhjen e ndihmës së nevojshme për shërimin e Erionit.

“Krenar, që ky qytet ka njerëz vullnet mirë. Erioni do e fitoj këtë betejë”, ka shkruar ai në facebook.

Takimi në komunë do të mbahet në orën ora 08:30. /Lajmi.net/