​EMSC: Që nga 2014 nuk kemi parë shkallë kaq të lartë të ndjeshmërisë së tërmeteve në një rajon

Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut (EMSC) konstaton se që nga viti 2014 kur është hapur aplikacioni nuk ka ndodhur që të ketë një shkallë kaq të lartë ndjeshmërie nga qytetarët të lëkundjeve nga tërmeti në të njëjtin rajon, sikur ndodhi dje në Shqipëri.

Lajme

27/11/2019 23:45

Qendra e cilëson si një kohë të vështirë dhe të paqartë për Shqipërinë momentin e vështirë që po kalojnë.

“Që nga fillimi i aplikacionit të fundit të tërmetit në 2014, nuk kemi parë një shkallë kaq të lartë të ndjeshmërisë së tërmeteve në një rajon.  Kjo është një kohë shumë shqetësuese dhe e vështirë për Shqipërinë nga tërmeti dhe të gjitha mendimet tona janë me ju. Qëndroni të sigurt”, shkruhet në mesazhin e Qendrës Sizmologjike Evropiane të Mesdheut./ATSH/