Të Infektuar: 41.299

Të Shëruar: 26.453

Të Vdekur: 1.062

​Ekspertët britanikë: Vala e dytë e Covid-19 do të vijë në dimër

10:13 | 12 Korrik 2020

Rritja e numrit të të infektuarve ka shtuar frikën e rikthimit të një vale të dytë të Covid-19.

Sipas ekspertëve britanikë të shëndetësisë, vala e dytë e koronavirusit do të mbërrijë kur temperaturat të bien në 4 gradë celsius në dimër.

Ato shtojnë se një gjë e tillë mund të çojë në një mbyllje të dytë të vendit, e kjo në kohën kur ekonomia e goditur rëndë prej pandemisë apo ka nisur të marrë veten.

Sipas tyre besohet gjerësisht që virusi i “pëlqen” temperatura 4 gradë Celsius, e kjo mund të shpjegojë përhapjen e shpejtë të tij në shkurt e mars.

“Për momentin mund ta kalojmë më lehtë se është verë. Por është e rëndësishme që njerëzit të përgatiten për sfidat që do të sjellë dimri”, – u shpreh një anëtar i grupit Këshillimor Shkencor për Emergjencat në Britania./kp