Dy ditë deri në fund të fushatës zgjedhore në Maqedoni
Dy ditë deri në fund të fushatës zgjedhore sot partitë dhe koalicionet që marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare vazhdojnë me prezantim të programit të tyre zgjedhor para qytetarëve.

Lajme
Rilindje me Besë do të mbajë tubim në Çair. Tubim qendror në Shkup do të mbajë Aleanca për shqiptarët.
Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE, do të mbajë mitingje në Butel, Gazi Babëdhe Shuto Orizare, ndërsa Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” në mitingje në Radovishdhe në Strumicë.
Karvani zgjedhor i Koalicionit për ndryshime dhe drejtësi, i kryesuar nga Lidhja demokratike do ta mbajë tubimin përfundimtar parazgjedhor në Shkup.
Koalicioni “VMRO për Maqedoninë” do të ketë takime me qytetarë në komunën Gjorqe Petrov.