​Cavusoglu: SHBA-ja nuk e sulmoi ISIS-in nga baza në Turqi

Ushtria amerikane nuk ka kryer sulme kundër grupit militant të Shtetit Islamik nëpërmjet bazës në Turqi, në Incirlik, deklaroi sot ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

Bota

13/08/2015 20:33

Deklarata vjen pas kundërshtive të raportit nga Pentagoni, që tregon se avionët ushtarakë pa pilotë janë nisur nga baza amerikane në Turqi për kryerjen e sulmeve ndaj shënjestrave të Shtetit Islamik.

“Avioni amerikan që u ngrit dje nga baza e Incirlikut, nuk u përfshi në ndonjë operacion”, citohet Cavusoglu nga një televizion i zonës.

“Ato kryen vetëm udhëtime rikonicioni”, shtoi ai.

”Marrëveshja e muajit të kaluar, mes SHBA-së dhe Turqisë qartëson përdorimin e bazës turke nga ushtria amerikane dhe partnerët e saj. Sulmet e avionëve pa pilotë filluan që herët këtë muaj”, deklaroi Pentagoni.