Bulliqi në Herticë: Qytetarët po bashkohen çdo ditë e më shumë me VV-në
Në kuadër të fushatës zgjedhore, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi është takuar me banorët e Herticës.
Lajme
Ai në një postim në Facebook shkruan se kjo parti po gjen mbështetje gjithnjë e më të madhe qytetare.
“Takim i përzemërt me banorët e Herticës, qytetarët po bashkohen përditë e më shumë me Lëvizjen Vetëvendosje që shpëton komunën nga grupet e ngushta që kanë ngulfatur komunën tonë”, ka shkruar Bulliqi. /Lajmi.net/