​Britania anulon hetimet kundër ushtarëve të saj për vrasje në Irak

Hetimet rreth vrasjeve të paligjshme në Irak kundër 60 ushtarëve britanikë janë anuluar, ka konfirmuar Ministria e Brendshme britanike.

Bota

24/01/2016 18:14

Sipas Ministrisë, Ekipi për Hetimin e Vrasjeve në Irak (Ihat), ka vendosur që të mos procedojë tutje 57 raste të vrasjeve, transmeton lajmi.net

Ndërsa, rastet tjera janë anuluar nga autoriteti prokurorial ushtarak.

Sipas BBC-së, lajmin vjen pas një thirrje të bërë nga kryeministri britanik, David Cameron, i cili bëri thirrje për të anuluar, atë që ai e quan pretendim të “rremë” ligjor kundër trupave britanike të kthyer nga misionet matanë oqeanit. /kp