Bilall Sherifi tregon për rezultatet e NISMA-s në zgjedhje
Sekretari i përgjithshëm i NISMA Socialdemokrate Bilall Sherifi përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se kjo parti ka arritur në 5.05 për qind, pas rinumërimit të 314 kutive të votimit
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2019/10/bilall-sherifi-1261.jpg)
Lajme
“Rezultati nga të dhënat preliminare për 314 kuti të cilat janë të pasqyruara në sistemin K-Votës dhe të dhënat nga rinumërimi i po këtyre 314 kutive është ky: Në K-Votës në këto 314 kuti Nisma ka pasur 5.01%, nga rinumërimi i këtyre kutive rezultati është rritur në 5.05%”, shkruan Sherifi.
Ai thotë se kjo rritje për NISMËN vjen vetëm nga 314 kutitë e rinumëruara për shkak të formularëve me gabime për bartjen e të dhënave dhe jo për shkak të mospërputhjes të votave të kandidatëve me votat e partive.
“Për ata që nxjerrin përfundime “shkencore” për rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 duke bashkuar të dhënat e papërfunduara me të dhënat e përfunduara! Le të shohim se çka do të na sjellë rinumërimi i 530 kutive, të cilat në rinumërim kanë shkuar pikërisht për shkak të mospërputhjes të votave të partive me ato të kandidatëve”, shkruan ai.