Të Infektuar: 10419

Të Shëruar: 6058

Të Vdekur: 341

​Ballkani Perëndimor mund të jetë në prag të varfërisë për shkak të COVID-19

19:58 | 12 Korrik 2020

Vlerësim nga Banka Botërore.

Banka Botërore vlerësoi se në Ballkanin Perëndimor, nëse qeveritë nuk do të vendosnin masa të caktuara, kriza e koronavirusit ‘do të dërgojë’ të paktën 400,000 njerëz në varfëri, dhe nëse zgjat më shumë, edhe 950,000 në periudhën nga qershori deri në gusht.

Ekonomisti i Bankës Botërore Trang Van Nguyen theksoi se, duke pasur parasysh paqartësinë e mëtutjeshme dhe valën e dytë të pandemisë, situata mund të jetë edhe më e keqe.