​Autoriteti i medias ndalon nëntë stacione televizive ruse

23:55 | 22 Nentor 2019

Autoriteti letonez i ngarkuar me median njoftoi sot ndalimin e nëntë stacioneve televizive ruse, pasi Bashkimi Evropian dekretoi sanksione kundër një prej pronarëve të tyre, një bankier i lidhur me Kremlinin.

Bashkimi Evropian përfshiu në vitin 2014 miliarderin, Youri Kovaltchouk në listën e personaliteteve të shënjestruar nga sanksionet ndërmarrë si përgjigje për aneksimin e Krimesë nga Rusia.

“Këto nëntë stacione janë ndaluar në Letoni sepse një prej pronarëve të tyre. Youri Kovaltchouk është vendosur në listën e sanksioneve të BE-së si një person i përfshirë në shkeljet e sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë së Ukrainës”, deklaroi Ivars Abolins, zëvendëspresident i Këshillit Kombëtar letonez për median elektronike (NEPLP).

Ndalimi do të jetë në fuqi për aq kohë sa Kovaltchouk do të bëjë pjesë në listën e personave të goditur nga sanksionet e BE-së./ATSH/