​AAK-ja bëhet me portal informativ

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj këtë të mërkurë ka vizituar degën e AAK-së në Prizren. Aty ish-kryeministri tha se kanë diskutuar për rikthimin e normalitetit ekonomik pas formimit të qeverisë në koalicion me partinë e tij.

Lajme

10/06/2020 12:57

“Sot është edhe përvjetori i Lidhjes së Prizrenit, por kemi ardhur edhe për përvjetorin e Aleancës që i ka mbush 20 vite me nderu disa kolegë të hershem, ndër ta edhe kryetarin Lulëzim Kabashi. Kemi biseduar edhe për zhvillimet në vend që të kthehet normalitet që tash është kthyer se ka qeveri vendi. Për ekonomi dhe fusha tjera të jetës”, tha ai.

Kryetari i AAK-së, Haradinaj mes tjerash njoftoi se sot kanë lansuar portalin e partisë, “AleancaPress”.

“Sot aleanca ka filluar edhe me protalin AleancaPress, iu urova kolegëve. Dëshira jonë është me thanë të vërtetën dhe me kontribuar në mediet e lira”, tha ai.

Ndërsa kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Lulëzim Kabashi tha se në strukturat e kësaj partie ka një entuziazëm të madh që të punohet në çuarjen e proceseve përpara, si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror.

“Sot është 20 vjetori i themelimit të AAK-së siç e tha edhe kryetari kemi nderuar disa figura që kanë qenë qysh prej fillimit. Kemi një entuziazëm të gjithë strukturave të Aleancës në Prizren që të shtyjë më tutje të gjitha proceset jo vetëm këtu, por edhe në Kosovë”, tha ai. /Lajmi.net/