​73 raste të reja me koronavirus në Serbi

15:14 | 26 Mars 2020

Janë konfirmuar 73 raste të reja të koronavirusit në Serbi, duke rritur kështu bilancin në 457.

Nga raporti i fundit deri në 15.00, u testuan mostrat e 295 individëve, 73 prej të cilëve ishin pozitivë dhe 222 negativë.

Ndërkohë me herët u raportua edhe për dy persona të vdekur nga koronavirusi, duke quar numrin në gjashtë.

Siç njoftojnë mediat serbe, 203 persona janë duke u trajtuar në spital, 24 prej të cilëve janë me respiratorë. /Lajmi.net/