Të Infektuar: 56.412

Të Shëruar: 49.713

Të Vdekur: 1.420

​705 raste të reja dhe 17 viktima nga COVID-19 në Shqipëri

16:46 | 2 Dhjetor 2020

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 705 qytetarë janë shëruar 528 dhe 17 persona kanë humbur jetën si pasojë e sëmundjes infektuese me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë identifikuar 386 raste në Tiranë, 43 raste në Gjirokastër, 28 raste në Korçë, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Fier, 23 raste në Krujë, 21 raste në Shkodër, 20 raste në Berat, 18 raste në Librazhd, 16 raste në Elbasan, 14 raste në Lushnje, 10 raste në Kuçovë, 8 raste në Kavajë, 7 raste në Kolonjë, etj.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 484 pacientë, 38 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 17 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Durrës, 4 qytetarë nga Tirana, 2 nga Vlora, 1 nga Saranda, 1 nga Gjirokastra, 1 nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Cërriku.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar gjithsej 39.719 raste, prej tyre 19.912 janë të shëruar, 18.968 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 839 pacientë.