​10 viktima nga COVID-19 sot në Shqipëri

19:48 | 24 Nentor 2021

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 3598 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 609 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 10 persona të prekur me COVID, ndërsa 642 janë shëruar.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 249. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 10 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një 66-vjeçar nga Bulqiza, një 69-vjeçar nga Fushë- Kruja, katër qytetarë nga Tirana 71 -77 vjeç, dy nga Elbasani 71 dhe 72 vjeç, një qytetar nga Fieri 74 vjeç, një qytetar nga Korça 82 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 197.776 raste pozitive, prej tyre 186.909 janë shëruar, 7.804 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 3.063 pacientë.