Pallateve të viteve të 70-ta u vendoset shiriti, banorët nuk kanë asnjë informacion
Banorët e një lagje në Durrës, të cilët jetojnë në pallatet e ndërtuara në vitet e 70-ta, nuk kanë asnjë informacion nëse banesat e tyre janë në rregull apo jo.
Lajme
Ata nuk kanë marrë përgjigjen nga ekspertët e bashkisë, por kërkojnë ekspertë të huaj.
“Ky është një pallat i viteve 72, kati i parë ka dalë jashtë funksionit, madje edhe një pjesë e katit të dytë ka dalë jashtë funksionit. Sot na erdhën romunët, italianët, por nuk merreshin vesh me punonjësit e bashkisë dhe ikën. Nuk na shpjeguan asnjë lloj gjëje dhe ikën pa na dhënë asnjë lloj shpjegimi. Punonjësit e bashkisë së Durrësit nuk po sillen mirë me qytetarët, prandaj ne kërkojmë shpjegime nga inxhinierë të huaj, me shqiptarët jemi të vdekur”, shprehet një banorë./TCH/