​​Londra pezullon eksportin e armëve drejt Ankarasë

19:47 | 15 Tetor 2019

Ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab njoftoi sot pezullimin e eksporteve të armëve drejt Turqisë, të cilat mund të përdoren në sulmin e Ankarasë kundër forcave kurde në veri të Sirisë.

“Londra do të shikojë me shumë kujdes dhe vazhdimisht eksportet në Turqi. Për sa kohë që është duke u zhvilluar kjo fazë e shqyrtimit, nuk do të jepen leje të reja për eksportin e armëve, që mund të përdoren në operacionet ushtarake në Siri”, tha ai, në Dhomën e Ulët të parlamentit./ATSH/