Zeneli: Paraqitje speciale, jam shumë i lumtur për golat dhe fitoren

“Ishin gola special, pasi që ishin të parët për Kosovën. Kemi luajtur shumë mirë si ekip. Fituam 3:0 dhe jam shumë i lumtur”, deklaroi Zeneli.

Sport

29/05/2018 22:25

Arbër Zeneli e konsideron paraqitje speciale këtë ndaj Shqipërisë sonte.

Lojtari që shënoi dy gola, megjithatë foli me modesti maksimale, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ishin gola special, pasi që ishin të parët për Kosovën. Kemi luajtur shumë mirë si ekip. Fituam 3:0 dhe jam shumë i lumtur”, deklaroi Zeneli.

“E kemi pritur këtë fitore, luajtëm shumë mirë dhe patëm raste të mira”.

“Fitova duelin me Hysajn? Jo (qesh). Luajtëm mirë si ekip. Hysaj është lojtar shumë i mirë që luan në një ekip fantastik si Napoli”, shtoi ai. /Lajmi.net/