Zyrtarja e BE-së i thotë Haradinajt se demarkacioni është kusht për heqjen e vizave

Kosova ka dyert e hapura në BE, por duhet kryer reformat e nevojshme, ndërsa që Demarkacioni me Malin e Zi, mbetet kusht për heqjen e vizave.

Lajme

26/10/2017 11:34

Ky ka qenë mesazhi që i ka dhënë Sekretarja e Përgjithshme e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid, kryeministrit Haradinaj pas takimit që ka zhvilluar më të.

Sipas saj, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionin vazhdojnë të jenë detyrat kryesore që Kosova duhet implementuar.

“Dera jone është e hapur për Kosovën dhe duhet te behën reformat e nevojshme”.

Ajo thotë se e dinë nevojën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Por, duhet të ecet përpara me ratifikimin e demarkacionit dhe luftimin e korrupsionit,” është shprehur Shmid.

“Ne e dimë se sa te rëndësishme është liberalizimi i vizave është per Kosovën por Kosova ka kusht ato qe tashme janë te ditura  siç janë luftimi u korrupsionit krimit të organizuar dhe demarkacioni”, ka thënë ajo.

Sipas saj, implementimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit janë absolutisht të nevojshme, dhe ka  të bëjë me përmirësimin dhe rritjen e standardit në Kosovë. Sa i përket dialogun të Kosovës me Serbinë të lehtësuar nga BE, ajo thotë se dyja vendet duhet të avancojnë për të mirën e stabilitetit në rajon, dhe thotë se është kyç për Kosovën dhe Serbinë në rrugën e tyre evropiane

E kryeministri Haradinaj, është shprehur se Kosova është e vendosur në implementimin e detyrave që i caktohen.

“Dinamika e Kosovës po justifikohet, takimi i sotëm është për t’i dhënë shtyrje dhe punë me intensive për agjendën evropiane qe ka për kufizim luftën kundër korrupsionit reformën ekonomike që e kemi si detyrë të përbashkët. Kosova është e vendosur për implementimin e detyrave që na dalin” ka thënë Haradinaj.